Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve nga Veriu në Jug, 34 vatra zjarri në 24 orë, nëntë prej tyre mbeten aktive

0b935148 0137 4eda B803 33ad94a32e84

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave në AKMC, Robert Hysenllari ka publikuar të dhënat e fundit që Ministria e Mbrojtjes ka mbi situatën e zjarreve në vend.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 34 vatra zjarri, me 9 prej tyre që mbeten ende aktive.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA i cili ka operuar në Skuraj, bashkia Kurbin dhe në fshatin Dushkarak, bashkia Selenicë.

Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatin Pulaj dhe në fshatin Bërdicë e Madhe, bashkia Shkodër;

në fshatin Panaja, Bashkia Vlorë,

në fshatin Lezhan, bashkia Selenicë;

në fshatin Kusarth, bashkia Elbasan;

në fshatin Lubinjë, bashkia Gramsh;

në fshatin Çepan, bashkia Skrapar;

në fshatin Plashnik i Vogël, bashkia Berat;

në fshatin Gegë, bashkia Kuçovë;

në fshatin Gjysylkanë, bashkia Tiranë;

në fshatrat Seman dhe Mbrostar, bashkia Fier;

në fshatin Dhëmblan, bashkia Tepelenë;

në fshatin Levan, bashkia Memaliaj;

në fshatin Dushk, bashkia Lushnje;

në fshatrat Zdrajsh dhe Kostenjë, bashkia Librazhd;

në fshatrat Mjedë dhe Vukaj, bashkia Vau Dejës; këtu vlen për tu theksuar angazhimi i mbi 100 vullnetarëve që punuan në shuarjen e zjarrit të fshatit Mjedë.

në fshatrat Grudë dhe Gruemirë, të bashkisë Malësi e Madhe, ku janë mbajtur jashtë rrezikut banesat.

në fshatin Dushkarak të Bashkisë Selenicë, për të cilin janë angazhuar ditën e djeshmë forcat e Mzsh Selenicë, të mbështetur nga forcat zjarrfikese të Bashkisë Patos, Himarë, Vlorë, Albpetrol, si dhe është operuar nga ajri me helikopterin Cougar të FA, i cili ka mundësuar shmangien e rrezikut të banesave.

në fshatin Shënepremte të bashkisë Divjakë, ku janë angazhuar në mbështetje, forcat zjarrfikëse të bashkisë Lushnje, Fier, Berat, Rrogozhinë dhe Roskovec, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit në pak orë, duke shmangur përhapjen në drejtim të fshatrave të tjerë.

Aktualisht janë aktive vatrat në:

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të denoncojnë pranë strukturave të policisë   së   shtetit   çdo   rast   të   dyshuar për zjarrvënie   të qëllimshme si dhe të  të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.

Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.

Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook