Milan Skriniar pësoi një dëmtim të rënd në ndeshjen e tij të fundit me Sllovakinë përball Kazakistanit, ku mbrojtësi i Interit la fushën e lojës mes lotësh përpara përfundimit të pjesës së parë.
Dëmtimi në pamje të parë u pa mjaftë i rëndë dhe u mendua se mbrojtësi do të qëndronte një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, por kontrollet e kryera nga stafi mjekësor i Interit kanë vendosur se Skriniarit do t’i duhen 3-6 javë për t’u rikthyer të luaj.
Kontrolli i radhës për 27-vjeçarin do të jetë pas 20 ditësh me trajnerin e zikaltërve Simone Inzagi që pret ta ketë në dispozicion për fazën përgatitore të sezonit të ri.
Arena e Lajmit

Loading…