Transferimi i Kristjan Asllanit te Interi duket gjithmonë e më i afërt pas avancimit të kontakteve mes zikaltërve dhe Empolit për mbylljen e marrëveshjes.

Indicie të tjera për këtë transferim duket se vijnë edhe nga personat afër 20-vjeçarit me kushëririn e tij, Jurgen Asllani që ka publikuar një foto të mesfushorit me fanellën zikaltër në “Instagram”, me profilin e tij që ndiqet nga vetë mesfushori i Kombëtares. Ky detaj është pikasur nga fansat zikaltër që e kanë postuar në “Twitter”.
Një tregues i mundshëm ky se transferimi i Asllanit te Interi mund të jetë një çështje e cila pret vetëm zyrtarizimin.


Arena e Lajmit
Loading…
and then