FOTO/ “Tradhtar, palaço!”, tifozët e Juventusit shpërthejnë në ofendime ndaj Dibalës për kalimin e mundshëm te Interi

Paulo Dibala e mbylli me Juventusin pas 7 sezonesh dhe nga ky edicion i ri futbollistik, sulmuesi argjentinas do të ketë një aventurë të re në karrierën e tij.

DIBALA

Me shumë mundësi “La Joya” do të transferohet te Interi duke parë se edhe vetë personalisht ka deklaruar se në Itali ndihet si në shtëpi.

28-vjeçari në ndeshjen e fundit me fanellën bardhezi në “Allianz Stadium” ndaj Lacios shpërtheu në lot, por mesa duket tifozët e Juventusit në rrjetet sociale nuk janë përmbajtur duke e ofenduar gjatë orëve të fundit pasi Dibala është shumë pranë firmës me zikaltërit nga Milano.

Tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë lajm dhe e kanë etiketuar yllin argjentinas si tradhtar dhe palaço.

Ja disa nga memet interesante:

2“Të ngrejë dorën ndonjëri ka i ka besuar të paktën pak çaste lotëve të Dibalës”

 

3“Letra e shkruar e Dibalës për mbështetësit e tij ku i thotë se kurrë nuk do të shkojë te Interi”

4“Koha vendos çdo kënd në vendin e tij. Çdo mbret në fronin e tij dhe çdo palaço në cirkun e tij.”

5“Paulo Dibala, Tradhtari. Film nga Bepe Marota”

6

“Të kam dashur, të kam mbështetur. Por të shoh atë person në selinë e atyre që deri dje të ofendonin, JO. Po e demonstron veten më keq se të tjerët. Dhe nëse nuk do të ishte për çështje parash nuk do të shkoje kurrë te ata. Koherencë zero me fjalët e tua Dibala.”

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×