FOTO/ Vrau 55-vjeçarin në Fushë-Krujë, autori Klodian Keqi me precedent penal, detajet e ngjarjes në 2010

B3b5cf56 0513 4587 A28c 39d45a6ff00a

Pak orë më parë, shtetasi Klodian Keqi ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar në Fushë-Krujë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Por kjo nuk është hera e parë që emri i tij lidhet me një vepër kriminale.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se Klodjan Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.

Së bashku me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin. Familjet kishin konflikte.

Në atë kohë, Klodjan Keqi u arratis së bashku me armën e krimit. Ngjarja ndodhi pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×