Gjenocidi serb në Srebrenicë, Berisha: Dënoj me forcë aktin makabër dhe qëndrimin e Vuçiç, frymëzuesi kryesor!

Berisha

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar lidhur me gjenocidin në Srebrenicë. Ndërsa shpreh nderimet për viktimat e gjenocidit serb në Srebrenicë, Berisha dënon aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari.

Reagimi:

Sot dita e nderimit të viktimave të Srebrenicës!

Të dashur miq, sot është dita e nderimit të viktimave të barbarive, genocidit serb në Srebrenicë. 27 vite më parë, forcat ushtarake dhe milicia e serbëve të Bosnjës së bashku me njësi paramilitare dhe policore të ardhura nga Serbia, nën komandën e gjeneralit famzi Ratko Mlladiç, vranë, masakruan, në genocidin më të tmerrshëm të Pasluftes së Dytë Botërore në Europë, 8 mijë femijë, gra, burra, muslimanë bosnjakë vetëm e vetëm se i perkisnin etniseë dhe besimit fetar tjetër.

Duke shprehur nderimin më të thellë për viktimat e genocidit serb në Srebrenicë, denoj me forcë aktin makabër të forcave që kryen këtë barbari të tmerrshme.

Dënoj gjithashtu edhe qëndrimin aktual të Presidentit të Serbisë Vuçiç, i cili me thirrjen e tij “për çdo serb të vrarë të vriten 100 muslimanë” është dhe një frymëzues kryesor i genocidit të Srebrenicës, vendi i të cilit është në bankën e akuzës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. sb

Berisha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×