Juventusi dhe Barcelona në pritje të vendimit të tij, një tjetër klub publikon foton e Di Marias me fanellën e skuadrës

E ardhmja e Anhel Di Marias po kthehet çdo ditë e më shumë në një telenovelë të vërtetë në merkato, me argjentinasin që duhet të marrë ende një vendim për klubin e tij të ardhshëm ku Barcelona dhe Juventusi janë dy pretendentet kryesore.

DI MARIA

34-vjeçari ka lënë të shtangur fansat teksa është shfaqur në faqen zyrtare të “Instagramit” të klubit argjentinas Rosario Central duke pozuar me fanellën e skuadrës. Një zgjedhje kjo nga ana e drejtuesve të klubit që nuk lidhet me merkaton, por me zgjedhjen e tyre për ti dërguar sulmuesit fanellën e skuadrës, të cilën ai e ka pranuar me kënaqësi.

Di Maria e ka cilësuar prej kohësh këtë klub si skuadrën e zemrës dhe ka theksuar se dëshiron ta mbyllë karrierën aty nëse do të ketë mundësi.

View this post on Instagram

A post shared by Rosario Central (@rosariocentral)

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×