Lajme të këqija për Gjermaninë, veterani i sulmit dëmtohet dhe lë grumbullimin me kombëtaren

Marko Rojs pëson një tjetër pengesë me kombëtaren. Lëndimet kalojnë si një fije e kuqe në kohën e tij me ekipin e Gjermanisë. Lojtari i Dortmundit mund të bëhet i rëndësishëm në një rol të ri për Kupën e Botës në Katar.

rojs

Këtë herë 33-vjeçari është jashtë fushës për shkak të çarjes së fibrës muskulore në kofshën e djathtë. Për shkak të një infeksioni, ai humbi tashmë ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Italisë dhe Anglisë ndaj ka udhëtuar vetëm të shtunën në selinë e DFB-së.

Kapiteni i verdhezinjve u konfirmua edhe një herë i pafat sa i përket aventurës së tij me “Pancerat” teksa vjet u tërhoq nga kombëtarja para se ajo të niste Europianin për shkak se nuk ishte në formën e duhur.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×