Lufta për kantinën franceze/ Ja çfarë bëri Brad Pitt në shenjë hakmarrjeje për divorcin ndaj Angelina Jolie

brad-pitt-angelina-jolie-panorama-plus-1

Beteja e Brad Pitt dhe Angelina Jolie për një kantinë franceze ka kaluar çdo kufi që mund të ishte imagjinuar. Një kompani e themeluar nga Jolie ka ngritur një padi 250 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortit të saj duke pretenduar se ai dhe disa miq nisën një fushatë ‘dinake’ për të marrë kontrollin e kantinës franceze që ata blenë si çift në hakmarrje për procedurat e divorcit dhe kujdestarisë dhe për të siguruar se Jolie nuk do të merrte kurrë asnjë monedhë nga fitimet e saj të mëdha.

Padia pretendon gjithashtu se Pitt u përpoq të përdorte aksionet e mëdha financiare të Jolie në kantinë për ta detyruar atë të nënshkruante një “klauzolë të heshtjes” që do ta detyronte të heshtte rreth rrethanave që çuan në divorcin e tyre dhe se Pitt shpërdoroi miliona para të kompanisë për “projekte koti”, duke përfshirë më shumë se një milion dollarë në një pishinë. Dokumentet gjyqësore të paraqitura të martën në Los Angeles pretendonin se pasi dyshja blenë pronën prej 1300 hektarësh në jug të Francës në vitin 2008, ata investuan së bashku dhjetëra miliona dollarë për ta përmirësuar atë.

Padia thotë se Jolie dhe Pitt zotëronin secila 50% përmes një rrjeti të komplikuar kompanish dhe se shumë nga pasuria personale e Jolie ishte e lidhur me kantinën. Aty thuhet se dyshja kishin një marrëveshje që aktorja e “Malificent” do të mbikëqyrte projektet e tyre humanitare, duke përfshirë Fondacionin Jolie-Pitt, ndërsa mbikëqyrja e investimit të çiftit në Chateau Miraval u la në duart e Pitt.

Në padi thuhet se ndërsa kantina e verës fitoi çmime dhe u bë një pasuri jashtëzakonisht e vlefshme nën pronësinë e tyre nuk ishte gjithçka mirë, duke shtuar, “Pitt pranoi publikisht abuzimin me alkoolin”. Padi rikthen gjithashtu sherrin në një fluturim privat në vitin 2016, duke thënë se “pas një incidenti serioz dhe të publikuar ndërkombëtarisht midis Pitt, Jolie dhe fëmijëve të çiftit, Jolie bëri kërkesë për divorc”. Padia u ngrit nga ‘Nouvel’, kompania që Jolie themeloi për të mbajtur aksionet e saj në kantinë, të cilën ajo ia shiti së fundmi gjigantit të pijeve ‘Stoli’.

Në tetor 2021 “pasi Pitt injoroi ofertën përfundimtare të Jolie për të shitur akseionet e saj në kantinë me të njëjtat kushte që Pitt kishte propozuar, por pa klauzolën e heshtjes”, ajo ia shiti ‘Stoli’. Padia thotë se ‘Stoli’ ishte i gatshëm të vinte në punë përvojën e tij dhe rrjetin e shpërndarjes për Chateau Miraval, por se “i pavullnetshëm për të ndarë kontrollin, Pitt refuzoi të punonte me Stoli si një partner i barabartë”.

Dyshja janë përfshirë në përplasje të ndryshme ligjore për pronën për muaj të tërë. Kjo dosje e fundit është një kundërpadi ndaj dokumenteve të paraqitura nga avokatët e Pitt. Çifti e bleu atë tre vjet pasi u lidhën. Ata u martuan në një kishëz në tokën e saj në vitin 2014.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×