Njerëzit të irrituar nga fotoja e Zhorzhinës me Ronaldon, ja detaji që nxiti kritika

Dy ditë më parë Zhorzhina Rodriges dukej në qiellin e shtatë në fotot e reja të publikuara në Instagram ku shfaqej në një avion privat me Kristiano Ronaldon.

Në një nga fotot, ajo shfaqej me partnerin e saj teksa krah postimit shkroi: “Pak ditë më parë me njeriun e ëndrrave të mia“.

 Në këtë postim të shumtë ishin edhe reagimet e ndjekësve. Fansat e çiftit të famshëm ishin të ndarë në dy kategori. Kishte nga ato që janë simpatizantë të flaktë të dyshes, të cilët komentuan fjalët më të mira për to.

“A ka çift më të bukur, E bukur, Je e mrekullueshme, Më pëlqen pamja jote e zakonshme,”-ishin vetëm disa nga komentet.

Në këtë shfaqje të saj Zhorzhina dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë të thjeshtë dhe atlete. Ndonëse madhështia nuk ndodhej tek veshja e saj, bizhuteritë dhe çanta që kishte vendosur tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Të shumtë ishin edhe skeptikët në seksionin e komenteve të cilët e “akuzuan” modelen si materialiste.

“Mos u shqetëso i shohim stolitë, Le të jenë stolitë në plan të parë, Kjo më duket më shumë si një reklamë ore, i do milionat e tij dhe kjo shihet qartë,”-ishin disa nga reagimet negative.

Ju kujtojmë që fotot e postuara erdhen pasi ata festuan ditëlindjen e pestë të binjakëve të Kristiano-s, Eva dhe Mateos gjatë fundjavës. Kjo ishte festa e parë në familjen e tyre pasi Zhorzhina dhe Kristiano humbën djalin e tyre dhe zbuluan se e quajtën vajzën e tyre Bella Esmeralda.

E dashura e futbollistit bëri të ditur emrin që kishin zgjedhur së bashku me tre foto të adhurueshme të të voglës duke fjetur.

Ronaldo dhe Zhorzhina zbuluan se djali i tyre kishte humbur jetën gjatë lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi. Pas humbjes shkatërruese, çifti dhe fëmijët e tjerë u kthyen në shtëpi me vajzën e porsalindur teksa tashmë po vijojnë jetën normale.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×