Pak pas rikthimit, Justin Bieber anulon turneun botëror: Më kushtoi shumë, më ka pushtuar rraskapitja…

justin-bieber-panorama-plus-1-2

Turneu botëror i Justin Bieber “Justice” ka përfunduar – me 70 shfaqje të mbetura. Këngëtari njoftoi anulimin e koncerteve të mbetura të martën me një deklaratë të postuar në Instagram.

“Në fillim të këtij viti, unë fola publikisht për betejën time me sindromën ‘Ramsay-Hunt’, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar. Si rezultat i kësaj sëmundjeje, nuk arrita të përfundoja pjesën e turneut të Amerikës së Veriut. Pasi pushova dhe u konsultova me mjekët, familjen dhe ekipin tim, shkova në Evropë në përpjekje për të vazhduar turin. Kam realizuar gjashtë koncerte, por më kushtoi shumë.”

Fituesi i Grammy vuri në dukje se gjatë performancës së tij më të fundit në Brazil, ai i dha gjithçka audiencës. “Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet ta bëj shëndetin tim prioritet tani. Kështu që për momentin do të bëj një pushim nga turneu. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar. Unë kam qenë shumë krenar për turneun dhe mesazhin tonë të ‘Justice’ në botë. Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj! Ju dua të gjithëve!”

Turneu i Bieber filloi në shkurt 2022 dhe ishte planifikuar të përfundonte në mars 2023. Kur këngëtari i “Sorry” u diagnostikua me sindromën ‘Ramsay Hunt’ – që është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga paraliza e fytyrës – në qershor, ai shtyu koncertet në Shtetet e Bashkuara për tu rikuperuar. “Do të përmirësohem dhe po i bëj të gjitha këto ushtrime të fytyrës për ta kthyer fytyrën në normalitet dhe do të rikthehem”, tha ai në një video në Instagram në atë kohë. “Dua vetëm kohë, dhe ne nuk e dimë se sa kohë do të marrë, por do të jetë në rregull.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Justin u kthye në skenë muajin tjetër me një performancë në Itali. Ky është turneu i dytë radhazi botëror që ylli i popit ka anuluar, pasi ai anuloi edhe ‘Purpose’  në 2017 për shkak të problemeve të shëndetit mendor.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×