
Partia Demokratike kërkon nga qeveria miratimin e një pakete mbështetëse për familjet në nevojë, ato me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti komentoi një raport të fundit të OKB-së, sipas të cilit “ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej”.
Deklarata e Telitit
Sipas një raporti të OKB-së, ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej.
Vendi ynë, sipas të njëjtit Raport, bën pjesë në një grup me Kirgistanin, Moldavinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin, të cilat do të varfërohen përgjatë këtij segmenti të ardhurash ditore.
Partia Demokratike i pret me shqetësim përfundimet e Raportit dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të mbrojtur shtresat e ekspozuara.
Qeveria duhet të ulë antenat e propagandës, të pranojë faktet dhe, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, por të kthehet nga populli.
Në linjë me sugjerimet e OKB Partia Demokratike vihet në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të shqiptarëve.
Kërkojmë në mënyrë urgjente:
Pa një reagim dhe një paketë masash, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe Shqipëria do të vazhdojë të shpopullohet.
and then