Thyen bojkotin, ja kur do të mblidhet Komiteti i Disiplinës së Dhomës së Avokatisë, çfarë pritet të diskutohet

Dhoma E Avokatise

Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të mblidhet të mërkurën në orën 14:30. Komiteti do të shqyrtojë ankimet e bëra për avokatët që kanë thyer bojkotin.

Burime bëjnë me dije për BalkanWeb se ka një numër të konsiderueshëm të avokatëve që kanë marrë pjesë në seanca kryesisht masa sigurie.

Në të dy mbledhjet e Dhomës së Avokatisë të datës 29 qershor dhe 8 korrik u përcaktua që thyerja e bojkotit do të konsiderohej shkelje e rëndë.

Për këtë avokatët do të procedoheshin sipas ligjit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×