
Jane Fonda ka folur për herë të parë për betejën e saj me kancerin, duke shkruar në një postim të gjatë në blog se ndihet ‘më e fortë se sa ka qenë ndër vite’.
Aktorja, 84 vjeçe, tregoi se ishte ‘thellësisht e prekur dhe e emocionuar nga dashuria që ka marrë nga fansat’, pasi zbuloi javën e kaluar se ishte diagnostikuar me ‘Limfomën jo-Hodgkin’.
Në një postim në blogun e saj zyrtar, Jane shkruan gjithashtu se ajo ka filluar kimioterapinë para tre javësh, dhe pavarësisht se kishte luftuar me sëmundjen dy herë më parë, asaj i është thënë se gjendja e saj është e mirë.
Në postim, Jane shkruan: “Jam emocionuar thellësisht nga dashuria dhe mbështetja që më keni dhënë që kur bëra publik faktin se jam diagnostikuar me ‘Limfomën Non-Hodgins’ me qeliza B.
Falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë. Mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes vlejnë sa gjithë bota për mua.’ Dua të them sërish se ky është një kancer i shërueshëm dhe është bërë shumë përparim me ilaçet që u jepen pacientëve”, shtoi ajo.
“Që nga java e kaluar, kaq shumë njerëz më kanë shkruar ose postuar se kanë pasur këtë lloj kanceri. Epo, së shpejti do të bëhem 85 vjeç, kështu që nuk do të më duhet të shqetësohem për “shumë dekada”.
Duke u ndalur te gjendja e saj aktuale shëndetësore, Jane shpjegoi se po ndihet mirë përpara seancës së saj të parë të kimioterapisë pas tre javësh dhe po ndjek këshillën e mjekut për të qenë aktive.
Ajo shtoi: “Sot, rreth 3 javë nga seanca ime e parë e kimioterapisë, duhet t’ju them se ndihem më e fortë se sa kam qenë ndër vite. Doktori më tha se antidoti më i mirë për lodhjen që mund të shkaktojë kimioterapia është lëvizja. Ecni. Dhe unë kam qenë duke ecur. Shumë herët përpara se të fillojë i nxehti. Gjithashtu stërvitem.”
Jane ndau gjithashtu një video në YouTube që e tregonte atë duke bërë ‘squats’, ndërsa mbante një palë shtanga dore. Ajo vuri në dukje se kjo nuk është përballja e saj e parë me sëmundjen, pasi ajo i ka mbijetuar kancerit të gjirit dhe e ka kaluar me sukses dhe ajo do ta bëjë këtë përsëri.
Ajo vazhdoi: “Siç thashë në deklaratën time javën e kaluar, jam me dhimbje e vetëdijshme se trajtimi që marr nuk është diçka në të cilën të gjithë në këtë vend mund të mbështeten. Nuk është e drejtë dhe unë do të vazhdoj të luftoj për kujdes shëndetësor cilësor për të gjithë.”
Ajo gjithashtu vuri në dukje se është e përkushtuar në punën e saj ‘për t’u përballur me krizën urgjente klimatike, të shkaktuar nga karburantet fosile’ dhe do të vazhdojë të bëjë fushatë për kauzën pavarësisht betejës së saj shëndetësore.