“Alibeaj i shërben dhe i bën fresk Ramës”, kreu i grupit të PD i përgjigjet Berishës: Gënjen sa herë fsheh një hall të madh

Berisha Alibeaj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot sërish kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj si një shërbëtor të Edi Ramës. 

Deklaratën Berisha e bëri në emisionin “Open” të Eni Vasilit në News 24. 

Pas akuzave të Berishës ka reaguar Alibeaj i cili shkruan se kreu i PD-së gënjen sa herë ka një hall për të fshehur. 

Postimi i Alibeajt

Sali Berisha sa herë gënjen fsheh një hall të madh, të vetin ose të familjarëve të tij. Problemi është që për të zgjidhur këto halle nuk e ndihmoj dot as unë dhe as demokratët që ai i keqpërdor për interesat e tij personale. 

Hallet e Sali Berishës nuk janë hallet e shqiptarëve. Janë hallet e pasurisë së familjes së tij biologjike non grata dhe jo ato të varfërisë që ka kapluar shqiptarët. Vetëm e vërteta mund ta ndihmojë Sali Berishën, që së paku të jetë në paqe me ndërgjegjen e vet. Por dhe ky duket mision i pamundur, njësoj si ai për të rrëzuar Edi Ramën duke përçarë demokratët. Sepse Sali Berisha dhe e vërteta, mesa duket, janë bërë dy rrugë që nuk do takohen më gjëkundi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×