
Sali Berisha i është përgjigjur gazetarit Arion Sulo, teksa ky i fundit e cilësoi protestën e 7 korrikut si “një kurth për deputetët demokratë që nuk e mbështesin” atë, pasi nëse nuk do të dilnin në shesh, “do të cilësoheshin “të Ramës”.
Berisha tha se kjo nuk është e vërtetë, dhe se protesta ishte kundër Edi Ramës. Sipas tij ishte prova e përgjithshme, teksa shtoi se gjatë verës do të ketë shumë punë për të bërë, deri sa të mbërrihet “tek beteja”, duke iu referuar protestave që paralajmëroi në shtator.
Pjesë nga biseda:
Sulo: A jeni ju njeriu që këto vjedhje (të qeverisë) mund ti çoni në shoqëri dhe shoqëria tu besojë juve?
Berisha: Absolutisht!
Sulo: Ka disa fakte, te protesta ju përgatitët një kurth politik perfekt për deputetët që nuk ju mbështetën, për mua
Berisha: Po jo more zotëri… ajo ishte një protestë kundër Edi Ramës, një protestë gjigante
Sulo: Pse ju e morët PD me këto kurth politik, pse e morët me 11 dhjetorin në Stadium… doli zoti Korreshi, Grida, Tabaku, Salianji, ata po mos protestonin do quheshin me Ramën…
Berisha: Po si? Të kurseja Ramën unë?
Sulo: S’mund ti nxirrnit në korrik dhe tu thonit hajdeni takohemi në shtator, a ka kuptim politik?
Berisha: Ka kuptim. Në radhë të parë u bë prova e përgjithshme
Sulo: Lufta s’ka provë të përgjithshme
Berisha: Pa diskutim ka, u bë prova e përgjithshme në kushte dy herë më të vështira se ato që do të vijnë. Tani ka shumë punë PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërinë. Kemi shumë punë për të bërë para se të kalojmë në betejë. Kam eksperiencë të vjetër, frika është një faktor i tmerrshëm, jemi në mision, të çlirojmë njerëzit nga frika, misioni nuk merret me vrap, por përgatitet, dhe do ta bëjmë gjatë verës. Do ta bëjmë, kjo ishte prova e përgjithshme dhe kjo provë tregoi këto, janë komunitetet që duhen kapur
Sulo: Arritët të mbyllnit ciklin e kapjes së PD
Berisha: Jo mo jo
Sulo: Pse nuk e morët PD me votë? Me arbitër? Por me 11 korrikut, kuvend në stadium, me 6 marsit dhe me protestën e 7 korrikut, kjo quhet marrje jo fitore
Berisha: Po flet me një njeri që ka qenë kryetare shteti dhe që ka pasur libër absolut kushtetutën, të garantoj se e kam marrë në përputhje me kushtetutën e plotë të PD. S’ke dëgjuar një demokrat të vetëm të vërë në diskutim shkeljen më të vogël. Të garanto që i pari njeri… bëri gjithçka që demokratët të votojnë, dhe votuan, se nuk votonin.