“Më përdhunuan teksa isha në një lokal”, 25-vjeçarja nga Lushnja denoncon abuzimin nga i panjohuri

Policia E 485x360

Një 25-vjeçare ka denoncuar se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

E reja nga qyteti i Lushnjës, në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej në një lokal buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd.

Sipas “Panorama”, ajo pretendon që pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar.

Mësohet se 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin dhe ajo ka kryer dhe kallëzim.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×