Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja ka bërë zgjedhjet e tij për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit, duke bërë ndryshime të rëndësishme në radhët e ekipit Ndryshme që kanë ardhur edhe si pasojë e gjendjes së disa lojtarëve apo edhe ngjarjeve të ditëve të fundit.

Kështu, Sokol Çikalleshi ka kaluar një gjendje gripale dhe kjo është arsyeja pse nuk do të jetë me ekipin sot. Ai nuk është as në stolin e rezervave për shkak të kësaj situate shëndetësore dhe kësisoj do të jetë një tifoz i thjeshtë pa mundur të japë kontributin e tij në fushën e lojës, ku mbetet për momentin lojtari më rezultativ para portës mes atyre që janë përzgjedhur nga Reja me 12 gola të shënuar me fanellën kuqezi.
Ndërkohë, në tribunë ka përfunduar edhe Ermir Lenjani, i cili në ditët e fundit nuk është stërvitur rregullisht pasi ka udhëtuar drejt Turqisë për të firmosur me skuadrën e Umraniespor. Mbrojtësi nuk është preferuar as në pankinë nga trajneri Edi Reja për këtë duel.
Arena e Lajmit
Loading…
and then