“Nuk e futa në burg Nanon në 2005, sepse…”, Gazment Bardhi i përgjigjet Berishës: Korrupsioni dhe amnistia ndaj tij, mori peng Shqipërinë në 30 vite

640 0 Bardhi Berisha 176

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, reagon pas deklaratave të kreut të PD, Sali Berisha, të bëra këtë mbrëmje në emisionin “Open”, në News24, se në vitin 2005 erdhi në pushtet me premtimin për të mos toleruar korrupsionin, por sipas tij, Fatos Nanon nuk e dënoi, pasi ai kishte bërë një herë burg.

Përmes një postimi në “Facebook”, Bardhi thekson se kjo deklaratë e Berishës “është thelbi i sistemit të kalbur politik që ka ndërtuar trekëndshi i korrupsionit në këto 30 vite”.

REAGIM I GAZMENT BARDHIT

Deklarata e Sali Berishës se erdhi në pushtet në 2005 me premtimim “zero kompromis ndaj korrupsionit”, por mori vendim politik për ti ikur premtimit dhe për të amnistuar korrupsionin e qeverisë së Fatos Nanos, mqs ai i dorëzoi pushtetin, është thelbi i sistemit të kalbur politik që ka ndërtuar trekëndshi i korrupsionit në këto 30 vite.

Deklarata e sotme shpjegon atë të para pak ditëve se në 2013 Sali Berisha e dorëzoi vetë pushtetin, duke ndjekur kështu Sali Berisha modelin e Fatos Nonos dhe Edi Rama modelin e Sali Berishës. Tani po luftojnë për “kush e ka rradhën”, duke vazhduar amnistinë dhe duke marrë peng Shqipërinë.

Korrupsioni dhe amnistia ndaj tij ka marrë peng Shqipërinë në këto 30 vite. Pa ndëshkuar korrupsionin 30 vjeçarë nuk ka kurrë të ardhme për Shqipërinë. Ëndrra e demokratëve dhe shqiptarëve për “Shqipërinë si gjithë Europa” bëhet realitet vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ndyshe jemi në vendnumëro dhe ndryshojnë vetëm emrat e të korruptuarve!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×