
Këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë u shqyrtua dekreti i presidentit për kthimin e ligjit nr. 50/2022 “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nën zonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e parkut kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.
Në përfundim të kësaj mbledhje, Partia Socialiste ka rrëzuar dekretin e Presidentit Meta.
Për ligjin që parashikon dhënien me koncesion të parkut të Butrintit ka folur në Komisionin e Ekonomisë edhe deputetja e Partisë socialiste, Blerina Gjylameti, e cila tha se privatët mund të kenë në dispozicion më shumë fonde për të investuar në ekspertizë më të mirë. Ajo e cilësoi idenë se shteti mbron më mirë se privat një atavizëm.
“Shteti po krijon një formë administrimi që synon rritjen e donacioneve. Krijimi i fondacionit të posaçëm bën të mundur që të ardhurat të përdoren për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ky nen nuk vendos kufizime për formën e subjektit që duhet t’i kalojë në administrim një pasuri e tillë. Marrëveshja e administrimit kalon për miratim në Kuvend. Konventa nuk vendos asnjë kusht për pjesëmarrjen e shtetit në organet vendimmarrëse të fondacionit. Kjo për faktin se procesi i ruajtjes është i orientuar drejt realizimit të objektivave.
Në shtetet diktatoriale mund të mos ketë fare forma të subjekteve private të interesuara për menaxhimin e pasurive kulturore. Kjo nuk do të thotë se menaxhimi është më i mirë se në vendet perëndimore. Privatët duke pasur më shumë fonde në dispozicion kanë mundësi të investojnë në ekspertizë më të mirë. Ideja se shteti mbron më mirë pasuritë kulturore është një atavizëm”, tha Gjylameti.
Më heret*
Është zhvilluar me diskutime mbledhja në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Deputeti Edmond Spaho kërkoi që të futeshin brenda në sallë një grup anëtarësh të shoqërisë civile, të cilët protestonin jashtë Kuvendit, por kjo nuk u pranua.
Pjesë nga diskutimi:
Shalsi: Sjellja juaj është shumë interesante. S’ka nevojë t’ja kujtosh një personi fjalën shtatë herë. Nuk keni arsye për ta bërë një gjë të tillë. Mjafton të ngrini dorën, unë flas për rendin…
Spaho: Duke pasur parasysh që mbledhje e komisionit janë të hapura për publikun mendoj që ai grup duhet të merrte pjesë. Vendimi që keni marrë s’më duket i drejtë. Mendoj që edhe mund t’i dëgjonim. Këtu kemi dëgjuar edhe grupe studentore…
Shalsi: Fondacioni është pjesë e marrëveshjes dhe së dyti brenda grupit që erdhi sot ka njerëz që i çmoj edhe kur ndaj opinione të ndryshme, por reagova ndaj një apo dy individësh, pjesë e grupit që nuk kishin synim të shprehnin opinione veçse të shprehnin provokime…Nëse ju dhe do ju ftoja që me disa tipa si ato të dy, me atë grup ku kishte edhe profesorë nuk bëjnë nder për mënyrën se si sillen dhe kjo është arsyeja përse nuk janë në Komision.
Ina Zhupa: Lidhur me procedurën sqaroj që çështja që ne po trajtojnë lidhet me interesin publik. Si mundet që dëgjesat t’i zgjidhni dhe dëgjoni ju, ata duhet të ishin aty dhe duhet t’i kishim dëgjuar edhe ne… Sjellja juaj ishte e papërshtatshme për interesin publik…Lista që ne na ka ardhur për njerëzit pjesëmarrës, më vjen keq që nuk është ministrja…Thatë që janë bërë 24 dëgjesa raportet e së cilës nuk janë publike, a mund t’i hidhni ju këto që janë bërë 24 dëgjesa me interes për publikun. Ju edhe këtë sot mund të quani dëgjesë, por nuk është dëgjesë, kur ju thatë ne e kemi ndarë mendjen ça do bëjmë se e kemi të qartë ku jemi. S’e kuptoj shpejtësinë për t’i ndarë nismat, kur ato bashkërendohen me njëra-tjetrën
Shalsi: Jam i detyruar të përsëris rregulloren e Kuvendit..
Braçe: Prit të mbarojë… Po Boll tani…
Zhupa: S’më ndalon dot
Gjylameti: Lëreni të flasë
Shalsi: E nderuar kolege që nuk je deputete permanente e këtij Komisioni, por të lutëm shumë ka një mikrofon dhe kërkohet fjala. Nëse e keni të vështirë, këto janë rregullat…Seancat dëgjimore janë ezauruar…
Arena e Lajmit