
Princi Harry ka shkuar në Skoci pas vdekjes së gjyshes së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, me familjen e tij, sipas ‘Page Six’.
Harry, Mbreti Charles III, Camilla Parker Bowles dhe Princi William shkuan të gjithë në kështjellën Balmoral pas përkeqësimit të shëndetit të Mbretëreshës, pasi një përfaqësues i familjes mbretërore bëri një deklaratë për gjendjen e saj të enjten në mëngjes.
“Pas vlerësimit të mëtejshëm këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj dhe kanë rekomanduar që ajo të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore. Mbretëresha është në Balmoral”, thuhej në deklaratë.
Disa orë më vonë, familja konfirmoi vdekjen e Mbretëreshës përmes mediave sociale.
“Mbretëresha vdiq në Balmoral këtë pasdite”, shkroi në Twitter familja mbretërore.
Gruaja e Harryt, Meghan Markle, nuk ishte në gjendje të bashkohej me udhëtimin e tij në Skoci nga Gjermania, ku çifti po promovonte Lojërat Invictus. Gruaja e Princit Williams, Kate Middleton, gjithashtu shkoi më pas për shkak se ishte dita e parë e shkollës për fëmijët e tyre.