“Trajneri kërkon t’i japë freski skuadrës”, Bulku shpjegon zgjedhjet e Rejas: Ja si do të vendoset mbrojtja

Kombëtarja shqiptare është gati që të ndeshet me Izraelin në sfidën e dytë të Ligës së Kombeve. Në një intervistë për “Super Sport”, zv. trajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, ka shpjeguar rreshtimin e zgjedhur nga tekniku Edi Reja.

bandicam 2022-06-10 20-08-11-763

Kaq shumë ndryshime? – Duke parë që është dhe fund sezoni, trajneri kërkon që t’i japë një freski skuadrës, duke parë edhe që u ndeshëm përpara tre ditësh përpara Islandës. Trajneri ka menduar të bëjë këto zëvendësime duke u përshtatur dhe me kundërshtarin.

Broja-Uzuni? – Broja vjen pas COVID-it. Normal që nuk do të jetë në 100%, por do të jetë i gatshëm të bëjë më të mirën.

Vendosja e mbrojtjes? – Vendosja e mbrojtjes do të jetë Ismajli në të djathtën, Gjimshiti në qendër dhe Veseli majtas.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×