Klubi i radhës i Gareth Bejl mbetet ende mister, me uellsianin që çdo ditë përflitet për një destinacion të mundshëm në kampionatet kryesore.
Ditën e djeshme vetë presidenti i Getafes, Anhel Torres u shpreh se kartoni i 32-vjeçarit i ishte ofruar nga ana e agjentit të tij dhe se ai po e mendonte këtë transferim.
Lidhur me çështjen ka reaguar vetë Bejl, i cili i pyetur nga gazetarët lidhur më këtë transferim të mundshëm të klubi spanjoll është përgjigjur duke qeshur dhe duke thënë se padyshim nuk do të transferohet atje.
“Jo nuk do të shkoj te Getafe, kjo është e sigurt.”, ishte deklarata e Bejl të cilën uellsiani e shoqëroi me një të qeshur.
Getafe ❌
Gareth Bale says he will NOT be going to Getafe following links over the last few days. 🤣 pic.twitter.com/c7yhKmKcM1
— Football Daily (@footballdaily) June 10, 2022
Arena e Lajmit

Loading…