VIDEO/ Rakipllari: PD i dogji mandatet për votën e lirë, Basha tha se ju e kërkuat! Berisha: Gënjeu, ja çfarë i thashë në mbledhjen e grupit

Grthr

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në emisionin “Open” është pyetur lidhur me ecurinë e aksionit opozitar, me drejtorin e News24, Robert Rakipllari që ka kërkuar të dijë se çfarë do të ndryshojë nga protestat e ish-kryetarit Lulzim Basha.

I vendosur përballë faktit se sipas Lulzim Bashës, ka qenë Berisha që i ka kërkuar të ndërmarrë nismën për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale, kreu i PD refuzoi të pranonte këtë gjë duke konstatuar se ai i ka thënë paraardhësit të tij në detyrë në mbledhjen e grupit që po bën një gabim të madh që mund të shkatërrojë këtë forcë politike.

Sa i përket shpalljes non-grata Berisha tha se vendimi kundër tij është ndikuar nga filantropi i njohur George Soros.

DEBATI NE “OPEN”:

Berisha: Ka dy deklarata në historinë e zgjedhjeve të Shqipërisë. Deklaratën më të shkëlqyer në 30 vite për zgjedhjet e Shqipërisë e ka Presidenti i tanishëm i SHBA, Joe Biden. Në 2005 bën një deklaratë interesante teksa thotë se Shqipëria është një vend mik, por ka një fatkeqësi se nuk e lejojnë atë vend të bëjë zgjedhje të lira.  Ajo deklaratë mbetet për mua një nga dokumentat më të shkëlqyera që e vlerësoj shumë. Absolutisht e dënoj deklaratën e Mathew Palmer e cila ishte jashtë çdo kodi, pasi kodi është të përmendësh ankesa. Dhe zonja këtu i doli në krah.

Rakipllari: Po ata e bëjnë se janë superfuqi? A kishte lidhje me aktin e 25 marsit kjo.

Berisha: Në kishte lidhje a kishte skema unë e di se ishte George Soros në mes.

Rakipllari: Kjo historia e çështjes së votës nuk është e re doktor, pasi mbas zgjedhjeve të 2017 dolën përgjimet e Bild dhe doli qartë se Edi Rama kishte futur duart në zgjedhje. Çfarë bëri opozita atëherë, opozita për votën e lirë dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale me këtë logjikë që me Edi Ramën nuk shkohet në zgjedhje të lira. Përpara se PD të digjte mandatet ju vetë deklaruat që duheshin djegur.

Berisha: Jo nuk është e vërtetë.

Rakipllari: Po është deklaratë publike e juaja. Opozita bëri aksion atëherë me protesta pa pushim por prapë s’nxori gjë. Ndaj çfarë do të bëjë opozita këtë herë doktor?

Berisha: Shiko kur dolën përgjimet u bë protesta. Bëri një protestë atje i binin bilbilat dhe këndonin kumriat. Unë isha për protestë deri në largimin e Ramës, por  unë s’isha drejtues. Deklarata ime s’ka pasur të bëjë me asgjë tjetër por me një gjest të Gramoz Ruçit në Parlament që shkeli çdo gjë, çdo rregull aty. Dhe unë thash në atë rast, këtu thashë është për të djegur mandatin dhe s’rrihet më këtu. Nuk ishte deklarata ime për të përgjithshme dhe kur Lulzim Basha e ka ngrit në grup parlamentar. Unë e kuptova se ai e bënte për të polarizuar shoqërinë dhe për të rrëzuar Edi Ramën dhe unë i thashë në mbledhje ky vendim mund të na çojë në fitore por edhe në katastrofë dhe në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Rakipllari: Por ai ka thënë se ju e mbështetët?!

Berisha: Jo unë absolutisht nuk i kam thënë këtë gjë. Ai gënjen. Se mos të tregoj dhe çfarë i kam thënë privatisht.

Rakipllari: Sot është e gabuar kjo doktor?

Berisha: Absolutisht shumë e gabuar.

Rakipllari: Atëherë e keni mbështetur ju.

Berisha: A shiko kisha një betim, se aty unë nuk ndahesha nga partia. Se çdo përballje me të do çonte në ndarje, atë nuk e bëj unë. Ishte gabim i padiskutueshëm ai akt. A filloi protesta nuk ndërpritej protesta. Dhe unë atë që i kam thënë atij do ta bëj. Modeli i Shkupit, që për 3 javë rrëzuan qeverinë. Atë i thashë, ta provosh more zotëri.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×