Zotohet Sali Berisha: Do bëj që shqiptarët ta harrojnë “Berishën2”! Ja çfarë na pret në qeverinë e ardhshme të PD, jam në kontakt non-stop me…

Cd5042d4 Cd1a 4755 B3d5 3fd8b735a9aa

Sali Berisha bëri një zotim të fortë para shqiptarëve, teksa tha në emisionin “Open”, në News24, se do bëjë që ata ta harrojnë “Berishën 2”.

Në fund të emisionit, Berisha tregoi planet për qeverinë e ardhshme të PD, teksa tha se është në kontakt non-stop me personalitete shqiptare nga më të shquarat nga emigracioni, diaspora dhe Shqipëria.

“Janë bërë disa përpjekje, ka pasur rezultate, por duhen përpjekje më të mëdha. E dyta, duhet të arrihen komunitetet e veçanta. Do të rikthehet më fuqishëm. Ju garantoj që kabineti i ardhshëm i PD, do të ketë personalitete shqiptare nga të më shquarat nga emigracioni, diaspora dhe Shqipëria. Ata do të përfshihen. Jam në përpjekje non-stop të kontaktimit me ta, të vendosjes së urave të bashkëpunimit, qoftë këtu në Shqipëri. Ju garantoj se ka ekspertë, djem, vajza, të një përgatitjeje shumë të mirë, por që nuk flet kush me ta, i injorojnë. Do t’i jap një imazh krejt tjetër, jo vetëm si imazh, por si substancë në hallkë dijesh, qeverisjes së ardhshme. Do bëj që shqiptarët ta harrojnë Berishën 2”, tha Berisha.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×