Kosova U-21 pësoi një humbje të thellë brenda në Prishtinë përballë Anglisë në kualifikueset e Europinait të U-21.

Gjithsesi, në ishull, ndodhi një ngjarje e pakëndshme për të gjithë tifozët anglezë që po e shikonin sfidën nga TV.
Transmetuesi kryesor i sfidave të kombëtares për të rinjtë në ishull, BBC TV, pati një shkëputje për 45 minuta, duke i bërë të gjithë fansat që të humbnin pjesën e parë të ndeshjes.
Në ato momente, Anglia shënoi dy herë në portën e “Dardanëve”, Luis-Poter dhe Gordon.
Kjo sigurisht solli një pakënaqësi për tifozët anglezë, të cilët më pas arritën të shihnin vetëm 45 minutat e dyta, ku “Tre Luanët” shënuan dhe tre herë.
Arena e Lajmit
Loading…
and then