Dashuri që nuk lindi kurrë, Elseid Hysaj është gati për ndryshimin e radhës në karrierë

Eksperienca e Elseid Hysajt si pjesë e skuadrës së Lacios mund të jetë pranë fundit pas vetëm një viti me fanellën e klubit bardhekaltër. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, i kërkuar me ngulm nga Mauricio Sarri në kryeqytet, me sa duket nuk ka bindur në paraqitjet e tij i sakrifikuar në krahun e majtë e kësisoj, shihet si një element që mund t’i japë lamtumirën Lacios në verë.

Hysaj

Sipas “Corriere Dello Sport”, Lacio ka vendosur të nxjerrë në treg futbollistin duke pritur oferta për një lojtar të cilin një vit më parë e siguroi me parametër zero pasi i përfundoi kontrata me Napolin. Një fitim ekonomik për klubin, por më pak në aspektin sportiv për të dy palët, pasi Hysaj shihej si një investim i rëndësishëm për të ardhmen.

Mbetet të mësohet tashmë se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit kuqezi, i cili disa vite më parë kishte oferta edhe nga Anglia, Gjermania e Spanja. Por me eksperiencën e fundit te Lacio ku nuk dha atë që pritej prej tij dhe ku kishte vazhdimisht probleme me tifozerinë e kësaj skuadre, duket e vështirë që të ketë përsëri oferta nga klube po aq prestigjioze.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×