Egnatia prezanton afrimin e parë, firmos me sulmuesin shqiptar që ka shkëlqyer në Mal të Zi

Ilir Camaj është futbollisti më i ri i Egnatias, me sulmuesin që bëhet goditja e parë e klubit rrogozhinas për këtë merkato.

ilir camaj

Camaj vjen pas një aventure të shkurtër që kaloi në Oman me skuadrën e Dhofar. Gjithashtu ai ka luajtur dhe për klubin shqiptar të Malit të Zi, Deçiç i Tuzit, ku Camaj ka shkëlqyer.

Vetë klubi e zyrtarizoi afrimin e sulmuesit 25-vjeçar me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili ka firmosur për dy sezone.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×