I shumëkërkuar në Itali prej vitesh, gjiganti anglez bën gati ofertën e parë për mesfushorin e Lacios

Sergej Milinkoviç-Saviç është një prej mesfushorëve që ka dhënë më shumë në vitet e fundit në Serinë A, duke bërë që shumë klube të shfaqin interes ndaj serbit.

MILINKOVIC SAVIC

Juventusi ka qenë gjithmonë e gatshme për të afruar mesfushorin, por ofertat nuk kanë qenë kurrë të kënaqshme për Lacion.

Duket se tashmë një tjetër prentendent është futur për të marrë shërbimet e Saviç. Bëhet fjalë për Arsenalin. “Topçinjtë” kanë ardhur menjëherë me një ofertë për serbin, duke i ofruar 42 milionë paund.

Duket se arsenali kërkon të krijojë një ekip luftues për sezonin e ri dhe është hedhur menjëherë në garën e merkatos, me Milinkoviç-Savç, si objektiv kryesor të Artetës.

Gjithashtu për mesfushorin ka interes dhe nga Mançester Junajtid, por “djajtë” mund të bëjnë ofertë për të, vetëm nëse De Jong nuk pranon të largohet nga Barcelona, siç bëjnë me dije mediat angleze.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×