Jeta në Mbretërinë e Bashkuar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, a do të mbyllen shkollat? Ja çfarë po ndodh

jeta-ne-mb-pas-vdekjes-2

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II do të ketë një ndikim të madh në jetën e përditshme të qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria ka thënë se një periudhë zie kombëtare do të zgjasë deri në ditën e fundit të funeralit shtetëror të Mbretëreshës.

Shumë detaje mbeten ende për t’u konfirmuar, por disa gjëra se çfarë pritet, dihen që tani.

A do të ketë një ditë pushimi zyrtare?

Funerali pritet të mbahet në Westminster Abbey pas rreth 10 ose 11 ditësh, por data do të konfirmohet nga Buckingham Palace. Ka gjasa të shpallet “festë bankare”, sic quhet ne Britani, ose ndryshe sic e njohim ne, dite pushimi zyrtar, por kjo do të konfirmohet nga pallati mbretëror dhe qeveria.

Nëse kjo ndodh shkollat ​​do të mbyllen.

A do të anulohen evente të parashikuara?

Qeveria thotë se nuk ka asnjë detyrim për anulimin ose shtyrjen e eventeve gjatë periudhës së zisë kombëtare, apo mbylljen e ambienteve argëtuese.

Këto vendime u janë lene në dorë organizatave individuale.

Por një sërë aktivitetesh që ishin caktuar në 24 orët apo më shumë pas shpalljes së vdekjes së Mbretëreshës ishin anuluar tashmë përpara se të bëhej ajo deklaratë, dhe të tjera organizime po vijojnnë te anulohen.

Nuk do të ketë ndeshje futbolli në Premier League, Ligën Angleze të Futbollit ose në Skoci apo Irlandën e Veriut gjatë fundjavës, duke përfshirë të premten dhe të hënën.

Të gjitha ndeshjet në Superligën e femrave, kampionatin e femrave dhe FA Cup për femra janë shtyrë gjithashtu këtë fundjavë.

Të gjitha garat të premten dhe të shtunën janë shtyrë nga Autoriteti Britanik i Kuajve.

Në golf, të premten nuk u mbajtën lojëra në Kampionatin BMW PGA. Dita e dytë e ndeshjes së kriketit Test mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut të premten u shty, pa asnjë konfirmim nëse do të zhvillohet pjesa tjetër e lojës pesë-ditore.

Tre fazat e fundit të garës së çiklizmit të Turit të Britanisë, që do të mbaheshin nga e premtja deri të dielën, nuk do të zhvillohen.

Ndeshjet e unionit të rugbit të Premiership të planifikuara për të premten u shtynë, por lojërat do të zhvillohen gjatë fundjavës, të paraprirë nga një minutë heshtje dhe gjithashtu do të zhvillohet vrapimi i madh verior i së dielës.

Shfaqjet teatrore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pritet të vazhdojnë, duke mbajtur një minutë heshtje. Ceremonia e ndarjes së çmimit Mercury Music Prize u anulua mbrëmjen e së enjtes pasi u bë i ditur lajmi.

Kongresi i sindikatave që do të mbahej në Brighton javën e ardhshme është shtyrë dhe do të ricaktohet për një datë të mëvonshme.

Udhëzimi i qeverisë thotë se nëse ndeshjet ose ngjarjet sportive janë planifikuar për ditën e funeralit, organizatat mund të dëshirojnë të rregullojnë oraret në mënyrë që të mos bien ndesh me ceremoninë.

Disa dyqane kanë mbetur të mbyllura të premten, duke përfshirë Selfridges, French Connection dhe Liberty. Harrods ka thënë se do të mbyllet në ditën e funeralit dhe bizneset e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×