
Është zhvilluar edicioni i parë i ‘Konkursit Universitar Juridik 2022’.
Fakulteti i Drejtësisë së ‘Luarasit’ u shpall fituesi mes 16 Fakulteteve në garë dhe merr çmimin e parë për gjyqin imitues.
Pjesë e konkursit ishin edhe Fakultete nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Gjatë fjalës së tij Eduart Halimi, themelues i Fondacionit “Halimi Institute”, tha se Shqipëria ndodhet në nevojë emergjente për avokatë, prokurorë e gjyqtarë të ndershëm.
“Kur ne themeluam vjet fondacioni qëllimi kryesor ishte ë ndihmonin studentet e ekselencës , dhe të nxirrnin në pah talentin e tyre, Po ashtu qëllimi ishte që t’i bindnim ata se sakrificat shpërblehet. Shqipëria është në kushtet e emergjencës për juristë që dinë edhe të flasin mirë në publik. Problemet që Shqipëria kalon lidhet edhe me mungesën e juristëve. Ka nevojë emergjente për avokatë, prokurorë, gjyqtarë, të ndershëm. Ndaj edhe i ftuam 16 universitetet në këtë sfidë si asnjëherë më parë. Ishim të bindur se sfida e debatit do të evidentonte më të mirët prej jush…Edukimi juridik i shoqërisë shqiptare është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Halimi.
Arena e Lajmit