Plagosja në Kuçovë/ “Rrugë e errët pa kamera sigurie”, gazetarja jep detaje: Admir Bejo është në sallën e operacionit. Ja pistat ku po hetohet

Capture

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Kuçovë, ku një 45-vjeçar i identifikuar si Admir Bejo ka mbetur i plagosur.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Newss24 dhe BalkanWeb detajet e fundit në lidhje me ngjarjen.

“Trupi i të plagosurit është gjetur nga banorët që fillimisht kanë kujtuar se ishte i pirë por kur kanë parë që ishte me gjak kanë lajmëruar autoritetet.

Është në sallë duke qenë se ka plagë në zonën e ijëve. Ende nuk ka informacione nëse është apo jo jashtë rrezikut për jetën.

Lagja është pa ndriçim, është një rrugicë e futur jo aks kryesor, u gjetën disa gëzhoja në vendngjarje, nuk ka as kamera sigurie, mund të ketë vetëm gjatë rrugës kryesore të lagjes.

Ende nuk është i qartë as orari ku ka ndodhur plagosja.

Burimet konfirmojnë se prej 10 vitesh jeton në Tiranë, por 4 ditët e fundit qarkullonte në qytet. Në 2007 së bashku me të vëllanë, kanë plagosur dy vëllezër vepër për të cilën kanë vuajtur dënimin me shtatë vite burg secili.

Që atëherë nuk u kthyen më të jetonin në Kuçovë.

Pista e policisë është përqendruar tek plagosja e 2007, por sipas burimeve të mia në policia, edhe vëllezërit që tentuan të vrisnin në 2007 nuk jetojnë në Kuçovë, jetojnë jashtë. Nuk dihet nëse është hakmarrje apo prishje e pazareve të drogës”, raportoi ajo.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×