Raporti i “Doing Business” për Shqipërinë, deputetja e PD: Rama e ka zhytur Shqipërinë në mjerim

B4f35336 05b6 4a94 8c24 4a1bed7043a6

Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti, në fjalën e saj për mediat nga selia blu, ka folur në lidhje me raportin e “Doing Businness” për vitin 2022, për Shqipërinë.

Ajo u shpreh se edhe këtë vit treguesit indikojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

“Doing Businness”, në raportin për vitin 2022, jep një pamje të errët të treguesve të situatës ekonomike në Shqipëri.

Realizuar nga FIA, Shoqata e Investitorëve të Huaj, raporti e zbret me një pikë vendin tonë sipas pritshmërive të investitorëve.

Shumë më e zymtë gjendja paraqitet sa i takon gjyqësorit. Por, as transparenca e qeverisë nuk është më mirë.

Secili tregues shënon 33 dhe 34 pikë, përkatësisht.

Raporti nuk harron pa shprehur shqetësime dhe për monopolet, ato të cilat Partia Demokratike i denoncon me një emër tjetër, oligarkët.

Investitorët e huaj theksojnë një tjetër pikë shqetësuese: mungesën e fuqisë punëtore.

Edhe kjo ka qenë një këmbanë konstante alarmi e Partisë Demokratike, dhe lidhet me shpopullimin e vendit.

Situata e klimës së biznesit, edhe pse ka një rritje me 1 pikë nga vitit 2019, është ende ekstremisht e pafavorshme, sepse shënon 40 pikë nga 100 të mundshme.

Edhe pritshmëritë e investitorëve të huaj për klimën e biznesit janë të ulta, me një rënie prej 1 pike, pra 44 pikë.

Ata tregues ku ka pasur një rritje të lehtë me vetëm 1 pikë, sipas raportit, kanë të bëjnë me çlirimin psikologjik që ka sjellë dalja nga pandemia.

Treguesit e Doing Businness edhe për këtë vit tregojnë mjerimin ku e ka zhytur ekonominë shqiptare qeveria Rama.

Fakti që këta tregues përputhen me paralajmërimet e Partisë Demokratike nuk na gëzon aspak. Ajo që ne theksojmë është se, kur Shqipëria është në rrezik, duhet larguar rreziku, jo të largohet populli nga vendi”, deklaroi deputetja Koti.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×