Shqiptari dhunon bashkëshorten 24-vjeçare në Greqi, shpëtohet nga fqinja: Dëgjova të bërtitura, por ai më tha se…

454554

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 muaj burg për dhunë në familje, pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Hania, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat greke, 27-vjeçari shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj partneres, ndërsa ka qenë fqinja ajo që e ka shpëtuar pasi ka dëgjuar të bërtiturat.

Fqinja ka treguar se ka shkuar në banesën e tyre dhe ka pyetur se çfarë po ndodhte, por shqiptari i kishte thënë se çdo gjë ishte në rregull. Pas këmbënguljes së saj, dhe pohimit nga gruaja e tij se po e dhunonte, 27-vjeçari ka shpërthyer edhe ndaj fqinjës me ofendime.

Sakaq, pas arrestimit është zbuluar se çifti shqiptar nuk kishin dokumentacione, e për këtë arsye pritet që të dëbohen drejt Shqipërisë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×