Tani pritet vetëm zyrtarizimi, Liverpuli një hap larg sulmuesit që shkëlqeu në Champions

Sulmuesi i Benfikës, Darvin Nunjez, është shumë pranë kalimit te Liverpul, me të dyja klubet që kanë arritur një akord verbal me njëri-tjetrin.

nunjez

Në orët në vazhdim pritet që të përfundojnë dhe detajet e fundit tqë kontratës, me Nunjez që pritet të firmosë pasi të kompletohet çdo gjë me Benfikën.

Liverpul do të ofrojë klubit portugez shumën prej 80 milionë eurosh plus 20 milionë të tjera bonuse.

Sulmuesi uruguaian pritet të firmosë një kontratë 5-vjeçare, me Jurgen Klop që e shikon atë si sulmuesin e duhur që kërkonte në skuadër.

Nunjez shkëlqeu në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Benfikën, i cili i ndihmoi portugezët që të arrinin deri në çerek-finale, por më pas u eliminuan pikërisht nga Liverpul.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×