Mbrëmjen e 28 majit, Reali i Madridit fitoi Champions-in e 14-të në historinë e saj duke ngritur në qiellin e Parisit trofeun e madh europian për klube.

Finalen ndaj Liverpulit me rezultatin 0-1, e vendosi goli i Vinicius JR, i cili shënoi pas një aksioni fantastik në minutën e 59′.
Faqja zyrtare e Realit të Madridit në rrjetin social “Facebook” ka publikuar videon e golit dhe pamjen sesi komentatorët spanjollë e kanë përjetuar këtë gol të Viniciusit.
Tre komentatorët janë shfaqur në delir teksa ishin të papërmbajtshëm te goli që rezultoi vendimtar për fatin e finales së Champions-it të edicionit 2021/2022 që uli siparin në Paris më 28 maj.
– Arena e Lajmit
Loading…
and then