“VPSH po rrëmben duke përdorur të gjallë e të vdekur”, Vasili: Shesin kufijtë e Shqipërisë dhe çdo interes kombëtar

Petrit Vasili 730x450 730x433 1

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili në një reagim në Facebook është shprehur me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Vasili shprehet se e vetmja gjë që ka bërë qeveria është grabitje, plaçkitje dhe shitje.

Gjithashtu ai thekson se VPSH është kundër popullit dhe se po rrëmben duke përdorur të gjallë e të vdekur.

Statusi:

VPSH ose Qeveria Vidh, Plaçkit dhe Shit!

Rilindja apo vidh, plaçkit dhe shit, VPSH nuk ndalet.

Vjedhin pa fund me inceneratoret, me koncesione e tendera.

Plackisin pasurine kombetare e kulturore pa kursyer vlera mijravjecare te pacmueshme.

Shesin kufijte e Shqiperise dhe çdo interes kombetar.

VPSH eshte pra qartas kunder te gjithe popullit.

VPSH po rremben duke perdorur te gjalle e te vdekur, te moshuar ne azil e deri tek cobane, qe i kthejne ne milionere se i duhen mafies.

VPSH paguan perdite inceneratore, qe as ekzistojne dhe as djegin asgje.

VPSH paguan llafazane mediatike te paguar qe ti bejne avokatine asaj kunder popullit.

VPSH nxit urrejtjen ndaj Europes.

VPSH shkaterron shtetin ligjor dhe kap drejtesine.

VPSH rremben pronat e shqiptareve dhe ja jep vetes pa Kushtetute e ligj.

Te shkallmojme VPSH sot, me te gjithe forcen dhe deri ne fund, rruge tjeter s’ka , zgjidhje tjeter nuk ka!

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×