E tradhtoi pas 4 vitesh martesë, EmRata kërkon zyrtarisht divorcin nga producenti i filmave! Komunikojnë vetëm përmes dados së djalit

Emily-Ratajkowski-Sebastian-Bear-McClardE28099-2-2

Emily Ratajkowski ka bërë zyrtarisht kërkesë për divorc nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. Modelja iu drejtua Gjykatës Supreme të Manhattan të enjten, sipas ‘Page Six’.

Ndarja e çiftit erdhi pas tradhtive të Bear-McClard. Në të dhënat e gjykatës të publikuara nga media theksohet se divorci është i kontestuar, që do të thotë se çifti nuk janë në gjendje të negociojë vetë ose me një ndërmjetës kushtet e ndarjes, kështu që ata kanë nevojë për një gjyqtar për të zgjidhur çështjet përmes procesit gjyqësor të divorcit.

Ratajkowski dhe Bear-McClard, producent filmash, ishin miq për disa vite përpara se të fillonin lidhjen në fillim të 2018.

Vetëm disa javë pasi dolën për herë të parë si çift, ata u martuan në një ceremoni civile më 23 shkurt 2018. Në tetor 2020, ata njoftuan se Emily ishte shtatzënë dhe fëmija i tyre i vetëm, Sylvester, ka lindur në mars 2021.

Më 8 korrik të këtij viti u raportua se ata ishin ndarë pas katër vitesh martesë dhe shkak ishin tradhtitë e producentit të filmave. Një burim i tha Page Six në atë kohë: “Po, ai tradhtoi. Ai është një tradhtar serial. Është i shpifur. Ai është një qen.”

Ndërsa asnjëri prej nuk e ka konfirmuar publikisht se kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Në fund të gushtit, Ratajkowski u fotografua duke u larguar nga shtëpia ku ata jetonin së bashku. Thuhet se ata komunikojnë vetëm përmes dados së fëmijës së tyre.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×