Deklaratat e vazhdueshme të Levandovskit për t’u larguar nga Bajerni i Mynihut kanë shtyrë jo vetëm Barcelonën, por edhe shumë skuadra të tjera që të vihen pas shërbimeve të polakut.
Çelsi dhe Mançester Junajtid janë dy klubet e fundit që kanë shfaqur interes për bomberin.
Nëse shikohet rivaliteti i dy gjigantëve të Premier Ligës, atëherë “Blutë” do ta kenë më të vështirë pasi fillimisht duhet që Romelu Lukaku të largohet.
Nga ana tjetër “Djajtë e Kuq” kanë një plan më të detajuar për ta afruar polakun në radhët e tyre, duke iu bërë një pengesë Barcelonës, që prej javësh ishte e vetme në krye për të siguruar shërbimet e Levandovskit.
Arena e Lajmit

Loading…