I shumëkërkuar nga drejtësia, kapet gjatë kontrollit të pasaportës në Kakavijë kreu i një organizate kriminale me bazë në…

Kakavije Ok 1024x560

Një shtetas shqiptar i shumëkërkuar nga drejtësia është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës nga pala greke.

BalkanWeb mëson se shqiptari është kapur mëngjesin e ditës së djeshme gjatë kontrollit të pasaportës nga Rajoni i Kontrollit të Pasaportave Kakavijë në bashkëpunim me rajonin policor të Pogonit.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur është ndaluar pasi mbi të rëndon një urdhër arresti nga Prokuroria e Patras për “krijim, pjesëmarrje dhe drejtim të një organizate kriminale”, por edhe për “raste veçanërisht të dalluara të trafikut të drogës”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×