Meta i jep titull ambasadorit bullgar: Mirënjohës për mbështetjen ndaj procesit të integrimit europian

292958261 592822438879662 4959336405177106429 N

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski, të cilin e vlerësoi edhe me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i shtetit iu shpreh mirënjohës për Bullgarisë për mbështetjen në procesin e integrimit europian të vendit tonë.

MESAZHI I METËS
🇦🇱🤝🇧🇬 Në vlerësim të veprimtarisë së tij të spikatur diplomatike dhe kontributit të posaçëm të dhënë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera dypalëshe, pata sot kënaqësinë e posaçme të vlerësoja me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” një mik të Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Ambasadorin e Bullgarisë, Momtchil Raytchevski.
Përherë mirënjohës Bullgarisë mike për mbështetjen e vendosur dhe të vazhdueshme të procesit të integrimit europian të vendit tonë, si dhe për ndihmesën e hershme dhe shumë të vyer të dhënë në Pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit shqiptar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×