VIDEO/ Atentati në Vlorë, viktimat ende në mjetin e bërë shoshë nga breshëria e kallashnikovit  

5454545

Gazetari Enrik Mehmeti, nga vendngjarja ku ndodhi atentati në mbikalimin e Panajasë, bën me dije se brenda mejtit të bërë shoshë nga plumbat, ndodhen ende dy viktimat.

Më herët është raportuar për dy të vrarë dhe një të plagosur, ndërsa sikundër edhe policia e konfirmoi, viktimat ndodhen ende në mjet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se pista kryesore që po hetohet, është prishja për pazare droge mes dy grupeve.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb dhe News24, se dyshohet së atentati është bërë nga tre persona, të cilët kanë ndjekur dhe vëzhguar makinën që po udhëtonin viktimat, më pas i janë afruar paralel dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Dyshohet se autorët kanë qenë një në rolin e shoferit te automjetit dhe dy në rolin e qitësit.

Policia bëri me dije se gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorëve të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake e automjetit dallohen në brendësi të tij, 3 armë zjarri automatike.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×