VIDEO/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë, breshëria e kallashnikovit i merr jetën 34 dhe 37-vjeçarit (DETAJE)

5458787

Dy viktima janë regjistruar në atentatin e ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë në Vlorë, në një atentat me armë zjarri.

Makina tip “Benz” e viktimave është qëlluar me armë nga një automjet tip “BMW” pa targa që ecte paralel me ta.

Ndërkohë, gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se një prej viktimave është identifikuar si Shpati Lena, një emër i njohur pë policinë.

“Dy janë viktimat. Njëri prej tyre njihej si “Shpati” në zonën e Vlorës. Shpati Lena dhe Haki Xhezo. Shpati Lena ka qenë i përfshirë në një ngjarje për të cilën ka qëndruar disa kohë në burg dhe dyshohet se pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Vëllai i viktimës (Ermal Xhezo, i cili ndodhet në burg) ka qenë i përfshirë në një ngjarje në plazhin e  vjetër të Vlorës ku ka mbetur i vdekur një biznesmen, së bashku me Shpati Lenën u përfshinë në këtë ngjarje. Ka nisur ekspertiza mjekoligjore”, sqaron gazetari i News24.

Gjithashtu dallohet qartë se autorët janë kujdesur të qëllojnë në xhamin e përparmë të makinë tip “Benz” dhe në anën e shoferit, ndërsa shumë pak predha kanë prekur pjesët e tjera të automjetit, duke lënë të kuptohet se qitësit janë profesionistë.

Ndërkohë, në vendngjarja kanë mbërritur edhe familjarë të viktimave për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

Edhe policia ka zbuluar identitetin e viktimave. “Nga verifikimet paraprake dyshohet se kanë mbetur të vrarë shtetasit G(Sh). L., 37 vjeç dhe H. Xh., 34 vjeç”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×