VIDEO/ Pamje të rënda, viktima në Elbasan i shtrirë pranë makinës, u qëllua me breshëri sapo doli nga lokali

45454545

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin këtë mbrëmje, ku një 33 vjeçar i identifikuar si Madrit Ulqinaku ka mbetur i vdekur, pasi ndaj tij është shtënë disa herë me armë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, në afërsi të “Elbasan Arena”, kur i riu sapo ishte larguar nga lokali dhe i ishte drejtuar makinës së tij.

Mësohet se ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin he kapjen e autorit apo autorëve.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×