Zbardhet dinamika/ Sherri për arsye banale i mori jetën të riut në Elbasan, 18-vjeçari mori armën dhe ia zbrazi mbi trup, autori dyshohet se…

55554545

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri, rreth 25 vjeç, është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të qytetit.

Madrit Ulqinaku është qëlluar disa herë me armë nga një 20-vjeçar, Horgito Peqini, pas një sherri për arsye banale që kanë pasur, ku janë përfshirë disa të rinj.

Gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se autori dhe viktima kanë pasur një sherr banal, jashtë ambienteve të një lokali. Më pas në sherr janë përfshirë edhe disa persona të tjerë për të qetësuar gjakrat, por më pas 20-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar për vdekje Ulqinakun.

Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit, ndërsa mësohet se është lokalizuar edhe zona ku mendohet se është fshihet, ndërsa mendohet se ai është ndihmuar nga disa persona për t’u larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×