Nis java e nxehtë/ Sot takimi final, Interi rrit faturën për Paulo Dibalën

Java që po nis pritet të jetë vendimtare për sa i përket finalizimeve të marrëveshjeve në shtëpinë zikaltër.

DIBALA

Në radhë janë Paulo Dibala dhe Kristjan Asllani, me këtë të fundit që për zyrtarizimin pret vetëm “po”-në formale të presidentit të Empolit, Fabricio Korsi.

Nga ana tjetër Paulo Dibala do të mbërrijë në Milano me parametër zero, pasi kontrata e tij me Juventusin skadon në përfundim të qershorit dhe tratativat është dashur të zhvillohen vetëm me përfaqësuesit e lojtarit.

Operacioni i nisur zyrtarisht javën e shkuar pritet të konkretizohet sot ose nesër, kur është planifikuar edhe një videokonferencë mes drejtuesve zikaltër e agjentit Horge Antun, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe pjesëmarrja nëpërmjet videos e vetë Paulo Dibalës.

“La Joya”, që aktualisht gjendet me pushime në Majemi, ka rënë dakord me ofertën prej 6 milionë eurosh plus 1 milion në formën e bonuseve të zikaltërve, por me kohëzgjatjen ende për t’u përcaktuar.

Propozimi fillestar ishte një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër vit, ndërkohë që sipas “Sky Sport”, Interi po mendon ta dërgojë në 4 vite ofertën e tij.

Pikërisht për të përcaktuar këto detaje do të mbahet edhe mbledhja mes palëve, e cila do të jetë përfundimtarja para firmave, që pritet të hidhen me rikthimin e Dibalës nga pushimet, për t’i dhënë fund padurimit të zikaltërve për të përqafuar atë që pritet të jetë idhulli i ri i tyre.

Përgatiti: NISLI GJINI


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×