VIDEO/ Nga falimentimi në Serinë B, shihni festën e shfrenuar të tifozëve të skuadrës së njohur italiane

Pas tre vitesh nga falimentimi, Palermo u rikthye në sërish në Serinë B.

bandicam 2022-06-13 10-11-22-634

Skuadra e Baldinit fitoi edhe ndeshjen e kthimit të “Play-Off-it” të Serisë C, duke mposhtur 1-0 Padovën në stadiumin “Renzo Barbera”.

Goli deçiziv i takimit ishte ai i Brunorit në minutën e 25′ duke bërë kështu ngjitjen në Serinë B të klubit nga Siçilia.

Festa fillimisht filloi nga tifozët në brendësi të stadiumit duke kënduar me melodinë e këngës që u bë hit si “Pioli is on fire”, që mbështetësit e Milanit ia kushtuan trajnerit të tyre.

Ndërsa në rrugët e qytetit të Palermos ishin mbledhur tifozë duke festuar me flakadanë, tymuese, makina dhe motora.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×