VIDEOLAJM/ Atentati në Vlorë, “Benz-i” i dy viktimave i “larë” në gjak dhe i bërë shoshë nga plumbat

Jyt

Dy viktima ishte bilanci i atentati të sotëm me armë zjarri në mbikalimin e Panajasë, në Vlorë.

Të vrarë janë 37-vjeçari Shpati Lena dhe 34-vjeçari Haki Xhezo. Mbi mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin viktimat është gjuajtur një breshëri plumbash nga 3 armët kallashnikov që u gjetën në “BMW” e djegur nga autorët ën Frakull të Madhe të Fierit.

Policia ka bërë tërheqjen e automjetit nga vendngjarja dhe mund të shihet qartë se 60 plumbat që janë gjuajtur e kanë bërë shoshë xhamin e përparmë dhe xhamin në derën e shoferit.

“Benz-“, që dyshohet se është marrë me qera, pasi viktimat udhëtonin në përdditshmëri kryesisht me makinë të blinduar është “larë” me gjakun e tyre, duke lënë të kuptohet se intensiteti i sulmit me armë ka qenë tepër i lartë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×