“Do kthehemi në shtëpi!”, Spiropali reagon pas miratimit të propozimit francez nga RMV: Shqipëria po bëhet, për inat të atyre që klithin, por…

Spiropali

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimit francez nga Kuvendi maqedonas.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, pra në BE.

“Do kthehemi në shtëpi!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.

Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë.

Shqipëria po bëhet.

Edhe për inat të tyre.

Edhe për të mirën e tyre dhe të gjithëve.

Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë!”, ka shkruar ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×