Viktor Da Silva i ka dhënë lamtumirën Vllaznisë pas dy sezoneve të kaluara në skuadrën shkodrane.
Këtë e ka bërë me dije vetë mesfushori ofensiv, i cili me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Inastagram i shpreh lamtumirën dhe falënderimet për klubin kuqeblu.
“Faleminderit Vllaznia për këto dy sezone fantastike, pa dyshim më të mirat në karrierën time edhe si njeri. Jam shumë krenar që isha një element që e solli Vllazninë aty ku i takon. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi, presidentit, stadit dhe lojtarëve. Një falënderim special edhe për tifozët, ju më bëtë të ndihem në shtëpi. Shumë mirënjohës për çdo gjë! Ju keni një mbështetës të ri, do t’iu ndjekë kudo që të jeni”, ishin fjalët e përdorura nga braziliani.
Da Silva ndoshta mund të mos ta mbyllë ende aventurën në Superiore, me brazilianin që pritet të fimosë për Partizanin.
Arena e Lajmit

Loading…